Kasapolli: Reprezentacioni i Kosovës në futboll na e zbardhi ftyrën, ai i basketbollit na koriti!

Kasapolli: “Delegacioni prej 74 personave në ‘Rio’ si doket ka shkue në të pame”.

Me Agim Kasapollin, redaktor i sportit ne Televizionin Rrokum u bisedue sonte ne Rrokum Roll lidhun me paraqitjet e fundit te Kosoves ne sportet e ndryshme nderkombetare.

Natyrisht fokusi ishte te paraqitja fantastike e Kosoves ne futboll perballe Finlandes, qe arriti me marre nji pike te vlefshme si mysafir.

Kasapolli ka thane se “Kosova na ka zbardhe ftyren me paraqitjen e saj ne ate ndeshje”.

Por, njajte nuk mendoi edhe per ekipin e Kosoves ne Basketboll, per te cilet, Kasapolli tha se “na kane koritë”.

Kasapolli ka fole edhe per paraqitjen e Majlinda Kelmendit ne Lojnat Olimpike, por ka pase disa fjale per delegacionin qe ka udhetue per ne Rio.

“Delegacioni prej 74 personave në ‘Rio’ si doket ka shkue në të pame atje”, ka thane Kasapolli.