Kelmendi dhe Gjakova, nderi dhe imazhi i Kosovës

Fitorja e xhudistës nga Peja Majlinda Kelmendit, në Kampionatin Europian në Rusi bani bujë të madhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjitha mediat botnore.

Arsyea ishte ngritja e Flamurit të Kosovës në Kazan të Rusisë, shtet i cili ende nuk e ka njoftë pamvaresinë e vendit tonë.

Presidenti Hashim Thaçi, i ka quejtë krenaria e vendit xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Mbasi priti në takim delegacionin e Federatës së Xhudos së Kosovës, të përbamë nga kryetari Agron Kuka, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në xhudo Driton Kuka, si dhe dy xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, Thaçi i përgëzoi ata për sukseset e vazhdueshme në xhudo dhe në veçanti për suksesin e fundit, si fituese e Medaljes së Artë në Rusi.

Thaçi u zotue se ka me i dhanë përkrahje të plotë Majlinda Kelmendit për përfaqësimin e saj në Lojnat Olimpike që mbahet në Rio de Janiero të Brazilit.

E për mburrjen që ia ka ba vendit, Ministria e Kulturës ka nda çmimet për dy xhudistet fituese.

Në nji fjalë rasti Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se sportistet kanë ba nji punë të mrekullueshme jo vetëm në Rusi, por edhe në gjithë botën.