Kend e falenderon Ronaldo për arritjen në finale!

Ylli i Real Madridit thotë se portugezët e kanë meritue kalimin në finalen e madhe të Euro 2016.

 “Asht diçka që e kemi andrrue që nga fillimi. E dinim që ka me qenë rrugë e gjatë dhe jemi ende në garë. Kemi besue që nga fillimi. Kemi pasë probleme të mëdha, por asht siç kam thanë gjithmonë: asht ma mirë mr nisë ngadalë dhe me pas fund pozitiv. Lojtarët e kanë meritue, trajneri e meriton. Edhe stafi mjekësor po ashtu. Ata kanë ba punë të jashtëzakonshme me lojtarët. Nuk kemi fitue ende asgja, por andrra asht gjallë”, ka thanë Ronaldo mbas fitores ndaj Uellsit.

“Shpresoj që mbas finales me kesh dhe me pas lot gëzimi. Gjithmonë kam thanë se andrra ime asht me fitue nji trofe me Portugalinë. Jemi afër dhe besoj se kemi me fitue”, ka shtue ai.