Keni me u habitë në cilin stadium u shfaq flamuri ‘Autokton’

Në ndeshjen mes Borussia M’gladbachut dhe Barcelonës asht shfaq flamuri i Shqipnisë së madhe.

Flamuri i Shqipnisë së madhe, me mbishkrimin “Autokton”, asht shfaq në sektorin e tifozëve të Barcelonës gjatë ndeshjes ndaj Borussia M’gladbachut, e cila u zhvillue në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ky flamur për herë të parë ishte shfaq në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në Tetor të vitit 2014 nga Ballist Morina, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipnisë.

Pikërisht ky flamur kishte ba që takimi me u ndërpre, mbasi i çmendi serbët.

 

2-autokton