Keni m’u befasue kush mundet me qenë selektor i Kosovës simbas mediave sllovene (foto)

Srecko Katanec asht nji ish futbollist i njoftun nga koha e ish Jugosllavisë, ndërsa nji dekadë ma parë ishte përzgjedhës i Maqedonisë.

Edhe pse nuk ka ende asgja konkrete, janë mediat sllovene që sot shkruejnë se Srecko Katanec mundet me u emnue trajner i Kosovës.

“Katanec kandidat për trajner… Nuk mundeni me besue se cilën Kombëtare mundet me drejtue ai”, asht titulli i ekipa.si, raporton “GazetaOlle.com”.

Problemi qendron se Katanec momentalisht asht tue drejtue Slloveninë, dhe ka gjasa të kualifikohet në Kampionatin Botnor.

Nëse kjo nuk ndodh, dhe ai largohet, atëherë mundet me i nis bisedimet me Federatën e Futbollit e Kosovës.