Kështu e nderoi Barcelona legjendën Johan Cruyff

krujf

Në “El Clasico” tifozët e Barcelonës i kanë kushtu nji koreografi të veçantë për ish-legjendën e katalanasve Johan Cruyff.

Cruyff, i ndamë nga jeta disa ditë ma parë, ka qenë nji mit te Barcelona, si trajner edhe si lojtar.

Ai ishte “timonieri” i “Ekipit t’Andrrave”, ku banin pjesë Romario, Koeman, Guardiola e Stoiçkov.

Cruyff i udhëhoqi blaugranët drejt fitimit të Ligës së Kampioneve në vitin 1992, mbas fitores 1-0 në finalen me Sampdorian.

Presidenti i Barcës, Bartonmeu, dhe drejtues të naltë të klubit kanë disa ide për nderimin e njeriut që shpiku futbollin total.

E para asht që stadiumi ‘Kamp Nou’ të ndryshojë emën dhe të quhet Johan Cruyff e dyta të tërhiqet përgjithmonë fanella me numër 14, dhe e treta të ndërtohet nji statujë e tij përpara stadiumit.