Kështu e uron Aleksandar Vucic xhudisten Majlinda Kelmendin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic e ka urue në mënyrë korrekte olimpisten kosovare Majlinda Kelmendin.

“Sa i përket zojës apo zonjushës Kelmendi, kjo grue e re nuk ka ba asnji të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ja heq kapelën”.

“Por, Kosova asht në Lojnat Olimpike përkundër faktit se anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili asht pranue nga Kombet e Bashkueme. Gjoja se njerëzit nuk e dinë se Kosova tashma asht anëtare e Komitetit Olimpik, apo që UEFA e ka pranue Kosovën tue e shkelë statutin e saj. I kam ikë komentimeve të budallallëqeve të analistëve dhe gazetarëve të rrejshëm të cilët thonë se në Bruksel asht nënshkrue që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”, ka thanë kryeministri serb.