Kështu i kallxuen Besnik Hasit se nuk asht ma trajner i Legias

besnikhasi

Besnik Hasi nuk asht ma trajner i Legias së Varshavës.

44-vjeçari shqiptar asht shkarkue dje nga drejtimi i ekipit polak nga drejtuesit e ekipit, por mënyra se qysh ata kanë zgjedhë ta bajnë nji gaë të tillë ka qenë shumë e veçantë, mbasi njoftimi asht ba nëpërmjet “Twitterit” të nji prej drejtuesve, kur trajneri shqiptar nuk dinte asgja.

Shefi egzekutiv i ekipt, Boguslav Lesnodorski, bani nji postim në “Twitter” në orën 19:59, me frazën “Nga dita e nesërme, ekipin e drejton Vuko”.

Vetëm katër minuta ma vonë, faqja e ekipit raportoi se Besnik Hasi ishte shkarkue nga drejtimi i ekipit. “Besnik Hasi asht largue nga detyra e trajnimit të ekipit të parë të Legias së Varshavës. Nga e Hana, ekipi ka me u drejtue përkohësisht nga asistenti i tij, Aleksandar Vukovic”, shkruhej në këtë njoftim, i cili mandej citonte pikërisht “cicërimën” e shefit egzekutiv si burimin e këtij vendimi.

Mbasi lajmi bani bujë në mediat polake, Lesnodorski u detyrue të shpjegonte nëpërmjet nji “cicërime” tjetër se si kishin rrjedhë ngjarjet. “Trajneri u largue. Mikael pati nji bisedë me të dhe i kërkoi të dorëhiqet… Trajneri nuk e pranoi propozimin”, shkroi ai në adresën e tij në “Twitter”, tue iu referue nji bisede që Hasi kishte pasë me drejtorin sportiv të Legias, Mikal Zevlakov.

Por, fakti asht se në momentin kur drejtuesi i Legias bante postimin e tij në “Twitter”, Hasi nuk e dinte që ishte marrë ky vendim nga ekipi, sepse gjendej ende në dhomat e deshjeve me ekipin mbas humbjes 2-3 në kampionat ndaj Zaglebie Lubin.