Kështu i përgjigjet De Biasi trajnerit të Kosovës

Trajneri Gianni De Biasi ka folë për temën ma të nxehtë, atë të largimit të lojtarëve nga Kombëtarja e Shqipnisë drejt asaj të Kosovës.

Strategu italian në këtë mënyrë i asht kundërpërgjigjë kritikave të Albert Bunjaki, tue theksue se veç nji lojtar ka me u largue nga Shqipnia.

“Nuk di si me i komentue ato që ka thanë Bunjaki. Nëse e thotë këtë, asht sepse mbase ka folë me ndonji nga lojtarët. Mes atyrne që kanë qenë në Francë dhe atyne të katërve që kanë qenë në Austri, veç nji ka me kalue në anën tjetër. Kush qëndron te Shqipnia, asht sepse ka zgjedhë ngjyrat tona i bindun që asht nji lojtar që mundet me ndihmue për me i realizue objektivat që kemi për me arritë në “Rusi 2018”, u shpreh De Biasi.

Berat Gjimshiti, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, ka me qenë nji prej tyne, i cili ka me u largue nga Shqipnia për me ju bashkue Kosovës.