Kështu mundet me luejtë Shqipnia kundër Francës

Ndërkohë që na ndan nji ditë nga përballja me Francën, Gianni De Biasi e ka përcaktue formacionin bazë.

Shqipnia pritet me i pasë disa ndryshime nga ndeshja debutuese me Zvicren. Në mbrojtje, kapiteni Lorik Cana pritet me u zavendësue nga Arlind Ajeti.

Në mesfushë Ledian Memushaj ka me zanë vendin e Taulant Xhakës, ndërsa Lila të Odise Roshit.

Përballja me Francën ka me u luejtë nesër në orën 21:00 në Marseille dhe ka me qenë tepër e randësishme për fatin e kuqezijve.