Kështu mundet me u kualifikue Shqipnia

Shqipnia ka shënue fitore minimale kundër Rumanisë dhe ka sigurue pozitën e tretë në Grupin A, ku prijnë Franca dhe Zvicra.

Por, Shqipnia ende nuk e ka sigurue kualifikimin në 1/8 e finales dhe për këtë duhet me i pritë ndeshjet në pesë grupet tjera.

Nga gjashtë Grupe sa janë, katër vendet e treta kanë me u kualifikue, ndërsa dy ma të dobëtat eliminohen.

Për me kalue Grupin B, Shqipnia duhet me shpresue që Anglia ka me mposhtë me rezultat ma të thellë se 2:0 Sllovakinë, ndërsa Uellsi me fitue ose barazue me Rusinë.

Në Grupin C, Gjermania duhet me mposhtë me ma shumë se 3 golla Irlandën Veriore, ndërsa Polonia me barazue ose fitue me Ukrainën.

Në Grupin D, ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Çekisë duhet me perfundue barazim ose me fitore minimale 1:0 të Turqisë.

Në Grupin E, Italia duhet me mposhtë Irlandën ose barazim, ndërsa Belgjika Suedinë ose barazim, ndërsa në Grupin e fundit F, Hungaria duhet me mposhtë Portugalinë, ndërsa Islanda Austrinë.

Kujtojmë se nga këto skenarë, Shqipnisë i duhet që vetëm dy me u realizue.