Kështu mundet me u kualifikue Shqipnia

Pamvarësisht humbjes mbramë përballë Francës 2:0, kombëtarja e Shqipnisë asht ende në lojë për me kalue në fazën e grupeve.

Nga gjashtë grupet e këtij Europiani, katër vendet e treta ma të mira kanë me u kualifikue për në fazën e 1/8’ave.

Nji fitore e kuqezijve përballë Rumanisë të Diellen në orën 21:00, ka me i rritë maksimalisht mundësitë për me prekë fazën e ndeshjeve me eliminim direkt.

Kombëtares Shqiptare i shkojnë përshtati fitoret e përfaqësueseve në grupet tjera që kanë arritë fitore edhe në ndeshjet e para. Kështu, shpresa asht që përfaqësueset ma të dobta të grupeve të tjera me dështue në ndeshjet e radhës.