Këta janë 2 kundërshtarët e radhës të Joshua (video)

Anthony Joshua gjendet para nji situate aspak të volitshme për me zgjedhe kundërshtarin e ardhshëm, mbas tërheqjes së Wladimir Klitschko’s.

Anglezi aktualisht mban titullin e kampionit të peshave të randa në versionet WBA dhe IBF, por duket se duhet me heq dorë nga njani.

Kjo, për shkak se, të dyja organizatat kërkojnë që Joshua të përballet me sfiduesit mandatorë.

WBA kërkon që Joshua të ndeshet me kubanezin Luis Ortiz, përndryshe duhet me dorëzue titullin e kampionit.

Në anën tjeter, IBF kërkon që kampioni të përballet me Kubrat Pulev, kandidat për titullin e kampionit nga kjo organizatë.

Mediat angleze raportojnë se Joshua me gjasë ka me zgjedhë bullgarin, megjithë përpjekjet për intervenim nga WBA’ja.

Por, data e duelit pritet me qenë po ajo që ishte planifikue për përballjen Klitschko-Joshua, pra 28 Tetori ose 11 Nandori, në Las Vegas ose në Cardiff të Welsit.

Pulev ishte mposhte nga Wladimir Klitschko me ‘knock-out’ teknik.