Këta janë futbollistët e Realit që shenuen 300 golla!

Cristiano Ronaldo ka shenue 165 golla, Benzema 75 dhe Bale 60
Treshja sulmuese e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale (BBC), kanë shenue plot 300 golla me fanellën e Real Madridit.

Kjo shifër u arritë mbas gollit të Karim Benzemas që e shenoi ndaj Espanyolit.

Nga këto 300 golla, CR7 ka shenue 165, Benzema 75 dhe Bale 60.

Prej këtyne 300 gollave, 221 i kanë shenue në La Liga, 67 në Champions, 7 në Copa del Rey, 3 në Kupën e Botës për Klube dhe 2 në Supërkupën e Europës.

BBC gjatë sezoneve së bashku:

Sezoni 2013/14 (97 golla)

Sezoni 2014/15 (100)

Sezoni 2015/16 (98)

Sezoni aktual 201617 (5).