Këta janë perfaqësuesit e Kosovës në “Eurobasket 2017”

Basketbollistët kryesorë të Superligës pritet të jenë pjesë e Kosovës për eliminatoret e “Eurobasket 2017”

Basketbollistët kryesorë të Superligës së Kosovës janë në listën e zgjanueme të përzgjedhësit Arben Krasniqi për eliminatoret e “Eurobasket 2017”

Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Alban Veseli, Edmond Azemi, Urim Zenelaj, Granit e Fisnik Rugova dhe Leonard Mekaj tashma kanë pas takime me përzgjedhësin Arben Krasniqi dhe zyrtarët e Federatës së Basketbollit.

Sekretari i përgjithshëm i FBK’s, Leart Hoxha, ka ba të ditun se të gjithë këta basketbollistë kanë firmos nji dokument ku shprehen të gatshëm për të luejt për Kosovën dhe i lejojnë FBK’s që t’ju rregullojë dokumentacionin në FIBA.