Këto janë 4 faktet interesante të javës së parë në Serie A

Java e parë e Serie A në Itali filloi furishëm, mbasi gati të gjithë ekipet e mëdha arritën fitore, përveç Interit dhe Napolit.

1.Gonzalo Higuain

Juventusi mposhti Fiorentinën 2-1 në derbin e javës së parë, kurse Higuain shënoi gollin e tij të parë në fanellën e Juventusit. 90 milionëshi arriti me shenue goll, 15 minuta mbasi hyni në lojë qysh në prekjen e parë të topit.

2. Edin Dzeko

Edin Dzeko shënoi për Romën mbas 7 ndeshjeve mos-shënim në sfidën që romakët e fituen me rezultat 4-0 kundër Udineses. 15 goditje të boshnjakut deri në momentin e gollit ishin të pasuksesshme.

3. Carlos Bacca

Bacca shënoi hat-trick në fitoren 3-2 të Milanit kundër Torinos. Kolumbiani asht futbollisti i parë që nga viti 2013 që shënoi hat-trick me kambën e majtë, të djathtë si dhe me krye. I fundit që e kishte realizue këtë ishte Miroslav Klose në vitin 2013.

4. Inter

Humbja e Interit 2-0 në fushën e Chievos asht hera e parë që nga viti 2011 për ta që nisin sezonin e ri në Serie A pa shënue goll.