Këto janë dy ekipet që kanë ma së shumti lojtarë në Euro 2016

Mbas publikimit të listave përfundimtare të lojtarëve nga tana kombëtaret pjesëmarrëse në Euro 2016, mundet me u pa se kush janë ekipet që kanë kontribue me ma shumë futbollistë në këtë garë. Vendi i parë ndahet nga Juventus dhe Liverpool, me nga 12 futbollistë pjesëmarrës në Europian.

Te “Zoja e Vjetër” 6 lojtarë janë të kombëtares italiane, 2 të Francës dhe nga nji kanë Kroacia, Spanja, Zvicra e Gjermania.

Liverpool ka në përbaje 5 lojtarë të grumbulluem nga Anglia, 3 nga Belgjika, 2 nga Welles, ndërsa dy të fundit janë pjesë e Sllovakisë dhe Gjermanisë.