Këto janë ndeshjet e ardhshme të Kosovës dhe Shqipnisë

Në muejin Nandor, Kosova dhe Shqipnia zhvillojnë ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botnor.

Mbas dy ndeshjeve të zhvillueme në orarin e parapamë për ndeshje ndërkombëtare këtë muej, ku Kosova pësoi dy humbje, ndërsa Shqipnia nji fitore dhe nji humbje, në muejin Nandor të dy ky këto përfaqësuese kanë me i zhvillue ndeshjet e radhës.

Më 12 Nandor (e Shtunë) Kosova ka me luejt në udhëtim me Turqinë në orën 18:00, ndërsa të njajtën ditë në orën 20:45, Shqipnia pret në shtëpi Izraelin.