Këto janë ritet ma t’çuditshme të futbollistëve

Lojtarë të ndryshëm kanë apo kanë pas ritet e tyne fatsjellëse në fillim të çdo ndeshje. Qe disa prej tyne:

Ivan Rakitic në fillim e vendosë nji fashë n’kambën e majtë për me i vnue ma mbas mbrojtësen, por në fushë hyn gjithnji me kambën e djathtë. Ndërsa, Pepe Reina konsideron benzinin si fatsjellës. Portieri i Napolit shkon gjithnji në të njajtin vend për me ba furnizimin dhe parkon në të njajtin vend përpara çdo ndeshje.

Johan Cruyff zakonisht godiste në bark portierin e ekipit të tij dhe ma vonë hedhte sakëzin në gjysë-fushën e ekipit kundërshtar. Rite të çuditshme kishte edhe Filipo Inzaghi. Ishte i vetmi që përpara se me dalë në fushën e lojës, hante biskota për fëmi.

Loran Blanck kishte si zakon përpara fillimit të çdo ndeshje me e puthë në krye portierin Barthez, nji rit ky, të cilin e pamë gjatë gjithë Botnorit 1998, ku Franca u ba kampion.

Cristiano Ronaldo hyn në fushë gjithnji me kambën e djathtë, nuk ndryshon asnjiherë vendin në autobus dhe aeroplan, dhe në pushim të çdo ndeshje ndryshon stilin e flokëve.