Këto pamje zbardhin të vërtetën e moshës së Sanches

Talenti i Portugalisë, Renato Sanches asht kthye në qendër të vëmendjes mbasi ish-futbollisti dhe trajneri francez, Guy Roux ka ngritë disa akuza të randa në drejtim të portugezit, i cili simbas tij po mashtron me ditëlindjen.

Në videon ma poshtë mundeni me pa të vërtetën e këtyne spekulimeve mbasi ‘calciomercato’ zbulon momentet nga fminia e Sanches, i cili shihet në të njajtën gjatësi dhe strukturë fizike si fëmitë e tjerë.