Këtu mundeni m’i gjetë biletat e ndeshjes Trepça ’89-Vikingur (foto)

Ekipi i Trepçës ’89 ka njoftue qytetarët përmes nji komunikate se kur dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Vikingur, e cila luhet të Martën, tue fillue n’orën 18:00, në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës.

Simbas njoftimit të ekipit, biletat dalin në shitje sot dhe ato munden me u ble vetëm në qytetin e Mitrovicës, te sheshi i qytetit.

Çmimi i biletave shkon nga 7 euro (perendim), 4 euro (lindje) dhe 2 euro (mbrapa gollave).

bileta