Kinezët e Milanit synojnë super lojtarin argjentinas

Milan po kalon në nji formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Serie A, diçka e papame vjeteve të fundit nga ky ekip.

Simbas mediave italiane, gjatë Kallnorit zyrtarët e kinezë kanë me ba përpjekje me sjellë në ekip yllin argjentinas të Tottenham, Erick Lamela, i cili konsiderohet si pika ma e fortë e ekipit londinez.

Raportohet po ashtu se, për Lamela kinezët e Milanit kanë me ofrue 25 mln euro të gatshme plus bonuset./Korneri