Kjo asht arritja e radhës për Uta Ibrahimin (foto)

Uta Ibrahimi ka arritë nji tjetër sukses mbas malit ma të naltë në Botë, Mount Everest.

Ajo ka arritë me kalue edhe malin Manaslu, që gjendet në Nepal dhe ka naltësi 8 mijë e 163 metra.

Statusi i saj:

Urime Kosovë e Shqipëri ngjitja në Manaslu 8163m.
Edhe pse në këtë copë të vogël të akullit e borës e gurëve, 8 mij e 163 metra nalt prej lartësisësë detit, ku sasia e oksigjenit asht dikun 35a% … e të dridhen komt pak pi tute e lodhje … e zemra t’rreh edhe ma fort pi gzimit e emocioneve të forta .. kur në njërin prej 2 xhepave te vetme që i ke leht me ju qas, eh atë të majtin e ruan për 2 flamujt e mi, … me njanin që u rrita e tjetrin që po mësohna me e dasht, do ti mbaj me vete ne secilën Çati të Botës, tash e 7 vitet e ardhshme.
25 Tetor 2017, në ora 05.00 unë u ngjita në njërën prej tyne … pas Everestit me të lartës në botë, vitin 2017 e mshela me Manaslu 8163, si e teta më e larta prej 14 në total dhe si maja më e bukur dhe sfiduese për këtë vit.
Manaslu8163, ti boj hallall 3 kg që ti lash edhe plot njers e lodhje të pafundme …. veq për shkak të bukurisë që ma ki edhe dashnisë që ma ki dhan …
Dashni
Uta
Falemderoj Shoqaten Dajti dhe Pashtriku, anetare krenare e se cilave jam, falemderoj Komunë e Gjilanit, Frutomania, Birra Puka dhe Familja Begeja, Butterfly Outdoor Adventure per perkrahjen financiare në këtë ekspeditë.

Shperndaje në: