Kjo asht arsyeja pse Kosova u caktue në grupin I dhe jo në H

Tue ditë se vendet pjesëmarrëse në grupin H, pikërisht Bosnje-Hercegovina, Greqia dhe Qipro, ende nuk e kanë njoftë Kosovën si nji shtet sovran, asht pritë që kombëtarja kosovare e futbollit me u futë në grupin I, aty ku gjendet edhe Kroacia, ndërkohë që Gjibraltari të vendosej në grupin H.

Dhe kështu ndodhi. Mbas vendimit të Kongresit të FIFA’s në Maj, që konfirmoi pranimin e Kosovës dhe Gjibraltarit si anëtaret e 210 dhe 211 të organizmit botnor të futbollit, të dyja këto kombëtare prisnin që me u përcaktue renditja se në cilat grupe kanë me marrë pjesë në eliminatoret e “Rusi 2018”.

Paneli emergjent i UEFA’s vendosi t’Ejten që Kosova me ju bashkue Kroacisë, Islandës, Ukrainës, Turqisë dhe Finlandës në grupin I, ndërsa Gjibraltari me ju bashkue Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Greqisë, Estonisë dhe Qipros në grupin H.

Ky panel i UEFA’s vendosi gjithashtu që, Bosnja dhe Serbia mos me luejtë asnjiherë ndeshje ndaj Kosovës për shkaqe sigurie.