Kjo asht e ardhmja e Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka me qenë lojtar i Atletico Madrid deri në vitin 2021. Konfirmimi vjen nga prestigjozja franceze L’Equipe, e cila shton se gjatë ditëve të fundit janë intensifikue bisedimet mes francezit dhe përfaqësuesve të ekipit madrilen, derisa asht arritë marrëveshja për nënshkrimin e kontratës së re.

Vetë Griezmann ishte shprehë se dëshira e tij ishte me mbyllë çashtjen e rinovimit para se me nisë Europiani, në mënyrë që me qenë 100% i perqendruem në këtë garë. Klauzola a largimit në kontratën e re ka me qenë 100 milionë Euro.

Francezi e mbylli sezonin si gollashënuesi ma i mirë i ekipit. Vetëm gjatë 2015-2016 ka arritë me i shënue 32 golla në 52 ndeshje.