Kjo asht e ardhmja e Sadikut

Sulmuesi i Shqipnisë, Armando Sadiku asht shumë pranë transferimit në kampionatin turk, ku pritet me veshë fanellën e Galatasaray.

Sulmuesi i Zurich, mbas shkëlqimit në Europian ka marrë disa oferta shumë interesante nga ekipe të ndryshme, por mesa doket e ardhmja e tij ka me qenë Galatasaray.

Mbetet me u pa nëse transferimi ka me u zyrtarizue gjatë këtyne orëve, ndërsa lojtari thuhet se ka krye edhe testet mjekësore në Turqi.