Kjo asht e ardhmja e yllit të Manchester City

Yaya Toure dëshiron me qendrue në Premier League edhe mbasi të largohet nga Manchester City. 

Daily Telegraph shkruen se 33 vjeçari nuk ka të ardhme në Etihad Stadium, sidomos mbas ardhjes së Pep Guardiolas.

Ish trajneri i tij te City, Roberto Mancini e ka kërkue te Interi, por në tavolinën e tij qëndron edhe nji ofertë e ekipt kinez Shanghai SIPG në vlerë prej 300 mijë paunds në jave.