Kjo asht e dhimbshme, qe qysh i perkujton klubi ‘kampionët e përjetshëm’ (video)

Klubi Brazilian Chapecoense ka postue nji video emocionuese në Facebook, me të cilën ka përkujtue lojtarët e saj, të cilët humbën jetën mbas nji aksidenti ajror.

Klubi brazilian po udhëtonte drejtë Colombia’s për me luejt ndeshjen e parë finale ndaj Atletico Nacional.

Chapecoense këtë video e ka titullue: “Kampionët e përjetshëm”, derisa ju kanë thurë edhe disa vargje atyne që nuk janë ma:

“Sot, na u zgjuem me nji sfidë të re.

Se jeta na ka mësue nji mesim ndryshe.

Luftarët tanë u banë heroj.

Dhe jetat e tyne janë të shejta.

Në nji betejë që e bani të heshtun Botën.

Sot, ndeshja jonë nuk ka përfundimtar.

Së bashku, na jemi ma shumë se 11.

Oh, e gjelbër e lavdishme që rritet.

Në mesin e shteteve, ju jeni gjithmonë shkëlqimi.

Për herë të lumtun, në kohë të vështira.

Hurricane im, ti je gjithmonë nji fitues.”