Kjo asht e vërteta e ‘përplasjes’ së Xhakës me De Biasin

Erjon Bogdani i ka mohue zanat se Taulant Xhaka ka pasë probleme me Gianni De Biasin.vNdihmës-trajneri te kombëtarja e Shqipnisë, Erjon Bogdani, ka njoftue se Taulant Xhaka nuk asht përjashtue nga ekipi, por mungoi kundër Rumanisë për shkak të problemeve me barkun.

Madje, ish sulmuesi i Kombëtares e ka lavdërue futbollistin e Baselit për profesionalizmin e kallxuem.

“S’e di që asht pezullue dhe me qenë i sinqertë, nuk kam pa as rastin e nervozizmit të tij ndaj Zvicrës. Di me thanë se Xhaka asht kallxue superprofesionist edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë. Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, mbasi ka pasë probleme në stomak. Ndonji lojtar tjetër në të tilla raste kishtr shkue në tribunë, por Taulanti zgjodhi me kqyrë ndeshjen me shokët nga stoli”, deklaroi Bogdani.