Kjo asht oferta e Manchester United për Hysajn

Manchester United doket se e ka shumë seriozisht idenë e transferimit të Elseid Hysajt.

Mbrojtësi shqiptar asht nji nga lojtarët ma të mirë të Napolit, derisa ka tërheqë vëmendjen e Jose Mourinhos.

Për djaloshin shkodran, ekipi anglez asht i gatshëm me futë edhe Mateo Darmian veç pareve për me arritë nji marrëveshje.

Simbas asaj që raporton “ESPN”, tasha Hysaj vlen 50 mln euro, por për me zbutë diqysh këtë shifër, ekipi anglez asht i gatshëm me futë mbrojtësin italian në marrëveshje.