Kjo asht oferta e parefuzueshme që Chelsea i ka ba Contes!

antonioconte

Janë ba publike kushtet e kontratës që Antonio Conte pritet me nenshkrue me Chelsean.

Strategu italian pritet me marrë drejtimin e Bluve nga sezoni i ardhshëm dhe klubi anglez i ka ba nji ofertë që veshtirë mundet me refuzue.

Simbas Gazzetta World, ish-trajnerit të Juventusit i janë ofru 5.2 milionë funte (6.5 milionë euro) për sezon, ndërsa kohëzgjatja e kontratës asht deri në vitin 2019.

 
Së bashku me Conten drejt Londrës do të shkojë edhe stafi i tij, i perbamë nga vëllai i trajnerit, Gianluca, pastaj Angelo Alessio, Massimo Carrera, Mauro Sandreani e Paolo Bertelli.

Italiani aktualisht e udhëheq përfaqësuesen e Italisë dhe këtë punë do ta bajë deri në fund të ‘Euro 2016’.