Kjo asht pamja e stadiumit të ri kombëtar!

stadiumi

Paraditen e së Ejtes u prezentu projekti i stadiumit të ri kombëtar, nji projekt që simbas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, ishte “nji bashkëpunim i perbashkët me qeverinë”.

“Për nji projekt të tillë u desh koha e nevojshme dhe kjo kohë mund të ishte edhe ma e gjatë. Por, ju them se asht ma e shkurtë sesa koha që kanë marrë projekte të ngjashme n’Itali.

Ky projekt asht nji bashkëpunim i suksesshëm me qeverinë.

Kryeministri ka kontribu maksimalisht për përshpejtimin e projektit dhe kalimin e pengesave”, tha Duka.

I pranishëm në prezentimin e projektit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falenderoi FSHF’n për ndryshimin e pamjes së stadiumeve në të gjithë vendin.

“Shikonim stadiume ku nuk mund të zhvilloheshin ndeshje dhe kulturë. Shpreh konsideratën time për federatën që ia ka ndryshu fytyrën stadiumeve”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Rama tha se stadiumi do jetë ndër ma të bukurit n’Europë, madje e krahasoi me stadiumin e ekipit të Juventusit.

Rama tha se në Shqipni mund të luhen edhe ndeshjet e Superkupave europiane.