Kjo asht risia e Euro 2016!

UEFA konfirmoi këtë të Marte politikën e saj për nji Europian “pa duhanpimje”. Në 10 stadiumet ku kanë me u zhvillue ndeshjet nga 10 Qershori deri me 10 Korrik nuk ka me u lejue duhani.

Si pjesë e fushatës së UEFA’s “Respektoni shneten tuej”, Europiani pa duhan i kësaj vere ka me ecë kështu me nji hap përpara nga të gjithë turnetë e tjerë europianë, mbasi vullnetarë të shumtë, por edhe rojet e stadiumit janë trajnue posaçërisht për me ju ba me dije shikuesve politikën e institucionit europian të futbollit, politikë që duhet me u zbatue gjatë gjithë kohës.

Kushdo që ka me u kapë tue pi duhan, apo tue tymosë cigaret elektronike derisa kalon pengesat rrotulluese për hymjen në stadium, ka me ju kërkue me u ndalë: e mbasi ta shkymë lejohet mbrenda.