Kjo asht “sakrifica” që Shqipnia ka me i ba Kosovës

Shqipnia ban detyrën dhe ka me i vnue në dispozicion, nëse e kërkon, nji stadium Kosovës, që kjo e fundit me marrë pjesë në eliminatoret e Botnorit 2018.

“Loro Boriçi” ose “Elbasan Arena” janë gati për me ju dhanë Kosovës për ndeshjet kualifikuese. Mbas pranimit në FIFA dhe UEFA, kosovarët pritet të njoftohen edhe me grupin ku kanë me luejtë në këto eliminatore, por problemi asht stadiumi.

Gjasat janë që në Kosovë gjanat të mos bahen gati në kohë për stadiumin, ku ka me luejtë përfaqësuesja e Kosovës dhe federata kosovare ka dy zgjidhje: ose me luejtë jashtë Kosovës, në Zvicër, ose në Shqipni.

Burime në institucionin e futbollit shqiptar bajnë me dije se Kosovës mundet me ju ofrue nji nga stadiumet “Loro Boriçi” ose “Elbasan Arena”, që Kosova me i luejtë ndeshjet zyrtare, derisa të ndërtohen përfundimisht stadiumet e tyne.