Kjo asht vepra ma madhore që e ka ba në jetë Muhammad Ali, emocionuese!

Njeriu që inspiroi miliona njerëz, jo vetëm me arritjet e tij në sport, por edhe me fjalët e tij. Na mundemi me kalue ditë të tana tue lexue e ngue fjalët e tij inspiruese, por ndoshta fjalët e tij ma të rëndësishme dhe që kanë peshën ma të madhe janë të padokumentueme.

Si shembull, fjalët që Ali përdori për me bindë nji njeri qe mos me ba vetvrasje në vitin 1981. Simbas këtij videoreportazhi ma poshtë, ky njeri po bërtiste: “Jam njeri i keq, due me kcye poshtë”.

Muhamed Ali ishte poshtë ndërtesës me shokët e tij kur i ngoi këto fjalë, ai u ngjit vullnetarisht për me ofrue ndihmë tue i thanë atij: “Unë jam vllau yt, due me të ndihmue”.

Ky njeri e njofti kampionin Ali, zbriti poshtë dhe filloi me kajtë si nji fëmi. Kurrë s’janë ba publike fjalët që Ali i tha atij për ato 20 minuta sa i foli, por falë tij, ky njeri vazhdoi me jetue.