Kjo deklaratë e De Biasit nuk ka me ju pëlqye tifozëve të Kombëtares së Shqipnisë

debiasi

Trajneri i kombëtares së Shqipnisë, Gianni De Biasi, asht dorëzue përfundimisht sa i përket shanseve të kuqezijve për m’u kualifikue në finalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

I ftuem në emisionin e “Rai Sport” para ndeshjes miqësore mes Italisë dhe Gjermanisë që u luejt mbramë në “San Siro”, ai e shprehu hapun se Shqipnia tash asht në garë vetëm për vendin e tretë.

“Ndaj Izraelit u ba nji ndeshje që nuk e pritnim. I paguem shumë shtrejtë disa vendime të referit të diskutueshme. Çfarë ndryshon tash? Mendoj se Italia me Spanjën nuk kanë me pasë aspak të vështirë të dalin në vendin e parë dhe të dytë. Vendi i tretë vlen pak, por për neve mundet me qenë i randësishëm dhe kemi me provue me kapë në 6 ndeshjet e mbetuna”, tha De Biasi.