Kjo deklaratë e Nedved ka me i mërzitë tifozët e Juventusit!

Pavel Nedved ka zbulue se pendimi i tij ma i madh në karrierë asht refuzimi i Manchester United.

Tue folë në nji intervistë për Football Italia, legjenda e Juventusit u shpreh: “Pendim? Që nuk luejta kurrë për Manchester United, kisha dëshirue me ba. Transferimi kurrë nuk ishte në tavolinë megjithatë, ishte vetëm Chelsea.

“Më pëlqen gjenerata e Paul Scholes dhe Ryan Giggs, të cilët i admiroja. Ishta pak xheloz në Karel Poborsky i cili luente në Manchester dhe përjetoi ndeshje madhëshotre. E di se ai ende e ndjen atë dashni,” përfundoi Nedved.