Kjo ju ban me lot, qysh u përkujtuen lojtarët e Chapecoense (foto)

Tifozët e ekipit brazilian, Chapecoense, kanë ba homazhe në nderim të ‘idhujve’ të tyne, të cilët humbën jetën gjatë nji aksidenti ajror.

Ekipi brazilian po udhëtonte drejt Kolumbisë për me luejt ndeshjen e parë finale ndaj Atletico Nacional.

Por, ekipi i Chapecoense nuk arriti në destinacionin e duhun, mbasi aeroplani u rrxue në tokë, ku humbi jetën pothuejse i tanë ekipi.

Tifozët e ekipit brazilian me lot në sy kanë përkujtue futbollistët tashma të ndjerë, të cilët i kishin mbështetë gjithmonë nga shkallët e stadiumeve.