Kjo kishte me qenë ndeshja ma e bukur në histori të futbollit

Adhuruesit e futbollit në mbarë botën këtë verë kanë mundësinë me u argëtue në maksimum me këtë sport. Vëmendja e të tanve asht e përqendrueme te dy organizimet madhore, Euro 2016 dhe Copa America Centenario, ku në fushë kanë me zbritë yjet e futbollit botnor.

Tashma në media, fantazia ka shkue edhe ma tej tue imagjinue nji përballje mes formacionit ideal të Europës dhe atij të Amerikës së Veriut dhe Jugut, nji sfidë që kishte me garantue spektaklin maksimal.

Kështu, 11’shja ideale e Euro 2016 kishte me qenë me skemën 3-4-3 me Neuer ne goll, Alaba, Pique, Sergio Ramos në mbrojtje. Në mesfushë janë emna të tillë si: Iniesta, Busquets, Modric e Pogba, ndërsa sulmi asht nji bombë e vërtetë me Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Gareth Bale.

Nuk qëndron aspak mbrapa formacioni ideal i Copa America. Edhe në këtë rast skema e preferueme doket se asht ajo 3-4-3 me Claudio Bravo në goll. Në mbrojtje janë përzgjedhë Otamendi, Godin, Dani Alves, ndërsa në mesfushë janë Di Maria, Vidal, James Rodrigues, Sanchez. Reparti i sulmit përbahet nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Aguero.