Kjo ndeshje futbolli përfundoi…44-1!

Supozohej me qenë nji ndeshje futbolli e nivelit profesionist, por rezulltati dëshmon të kundërtën.

Nji ndeshje e kategorisë së tretë në Ekuador ka përfundue me rezulltatin 44-1. Përballja e pazakontë u zhvillue në stadiumin “Ciudad de Pelileo” përpara 300 shikuesve.

Vendasit e Pelileo Sporting shënuen plotë 44 golla, për kundër nji golli të Indi Native nga ekipi kundërshtar. Ashtu si në nji sfidë amatore mes lagjesh, sulmuesi i Pelileos, Medina, shënoi plotë 18 golla.