Kjo nuk pritej, e thotë nji legjendë franceze: Pogba asht i mbivlerësuem!

Nga dita në ditë emni i tij po lakohet gjithnji e ma shumë në merkato, madje Manchester United asht gati me ba nji çmenduni financiare për me ba të mundun rikthimin e Paul Pogba në Old Trafford.

Anglezët po mendojnë me i ofrue Juventusit 100 milionë Euro plus 23 milionë të tjera në formë bonusesh për kartonin e mesfushorit, por a asht kjo vlera e reale e 23-vjecarit në tregun e shitblemjes së futbollistëve.

Shumë emna të njohun të botës së futbollit, tashma në rolin e opinionistëve në televizione të ndrsyshme janë shprehë se Pogba asht nji lojtar i mbivlerësuem dhe kartoni kurrsesi nuk kushton ma shumë se 100 milionë Euro.

Bashkëkombasi i Pogba si dhe autori i nji golli në finalen e Botnorit të vitit 1998, të cilën Franca e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Brazilit, tashma në rolin e opinionistit, gjatë nji interviste për nji televizion francez, asht shprehë se Paul nuk asht nga ata futbollistë që bajnë diferencën në fushë dhe nji gjë të tillë e kallxoi në Europian:

“Me 100 milionë Euro unë kisha me ble Luis Suarez’in thekson Petit. Pogba asht nji talent i madh, por nuk më pëlqen aspak situata që asht krijue përreth tij. Folin për të sikur me qenë nji fenomen absolut, por nuk asht kështu dhe këtë e kallxoi në Champions League dhe Europian”, deklaron Emmanuel Petit.