Kjo ofertë e PSG për Ronaldo’n vështirë me u refuzue

Paris Saint-Germain e ka marrë seriozisht transferimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid.

Objektivi kryesor i Paris Saint-Germain për afatin kalimtar të verës asht ylli i Real Madrid’it, Cristiano Ronaldo.

Simbas La Gazzetta dello Sport, ekipi nga Parisi nuk e ka ndërmend me heq dorë nga transferimi i portugezit.

La Gazzetta dello Sport shkruen se PSG asht e gatshme me i pague Real Madrid’it 12 milion euro damshpërblim.

Kurse, Ronaldo’s, i cili shihet si mbasardhës i Zlatan Ibrahimovic, pritet me i ofrue nji pagë prej 30 milion eurove në sezon.