Kjo selfie n’Rio mundet me i kushtue randë atletes!

Gjimnastet e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut pozuen së bashku për nji selfie gjatë Lojnave Olimpike të Rios.

Ky moment uniteti ka pushtue faqet e para të mediave ndërkombëtare.

Lee Eun’ju e Koresë së Jugut dhe Hong Un-jong e Koresë së Veriut buzëqeshën, derisa banë foton.

Të dyja kanë marrë vlerësime, mbasi dy vendet teknikisht janë në luftë.

Simbas BBC, disa thonë se kjo asht fitoja më ikonë e këtyne Lojnave.

Megjithatë, disa tabloidë, si Daily Star, spekulojnë se gjimnastja e vendit komunist rrezikon shumë, kur të kthehet në vendin e saj.

Ata shkojnë shumë larg në shkrimin e tyne, kur thonë se për këtë gjest, ajo mundet me u denue me vdekje.

1-93 2-94 3-94