Klitschko tërhiqet nga boksi, s’ka me boksue kundër Joshua’s (foto)

Ish-kampioni i botës për pesha të randa Wladimir Klitschko, ka lajmërue pensionimin nga boksi tue përjashtue kështu nji ndeshje rikthyese kundër britanikut Anthony Joshua.

Klitschko asht tërheq nga boksi mbas nji karriere 21 vjeçare të mrekullueshme dhe përplot suksese.

Boksieri profesional ukrainas përplot 4, 383 ditë ishte kampion tue mbretnue në dy disiplina  e tue e mbrojt titullin 23 herë.

Klitschko përmes nji njoftimi publik ka ba të ditun se ka vendos me i vjerrë dorezat e boksit, mbas 71 meqeve, mirëpo për shkak të interesimit tejet të madh faqja e tij zyrtare asht bllokue që e ban të pamundun që publikimi i tij të jepet i plotë në këto momente.

41 vjeçari ka fitue t’artën olimpike në Atlanta dhe ka shpenzue kohë si kampion ma shumë se çdo kush tjetër deri më sot.

 

1-klishko