Klopp ka 200 milionë euro n’dispozicion, qe lojtarët që kêrkon

Liverpool ka me arkëtue mjaftueshëm pare për me zhvillue nji fushatë të blemjeve gjatë Veres. Prioriteti asht nji qendërmbrojtës, por Klopp kërkon edhe sulmues anësor cilësor

Priten blemje të mëdha nga Liverpool. Rreth 30 milionë janë vnue menjanë prej kohësh për Granit Xhakën, por Bild zbulon se Klopp nuk ka ma nevojë për shqiptaro-zviceranin, mbasi në qendër të mesfushës ka cilësinë e duhun. Në vend të tij, Klopp asht në kërkim të sulmuesve anësorë të shpejtë. Nji kandidat asht Breel Embolo i FC Basel. Embolo ka nji kontratë deri në vitin 2019. Basel nuk kërkon me lëshue talentin pa 35 milionë euro.
Afërsisht po aq shumë vlen edhe gjermani Mario Gotze. Ylli i Bayern kishte me qenë perfekt për skemën e Klopp dhe kishte me u përshtatë mirë me Coutinho, Firmino dhe Sturridge. Përveç, sulmuesve të jashtëm, gjermani kërkon edhe nji lider në mbrojtje.

“Objektivi ynë kryesor asht nji qendërmbrojtës i fortë,” shprehet ai rreth planeve të verës. Mbas paraqitjeve të mira te Roma, lojtari i duhun mundet me qenë Antonio Rudiger. Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane asht i huazuem nga VfL Stuttgart. Por, italianët kanë nji klauzolë prej 9 milionë euro, nëse duen me ble përfundimisht.