Klopp: Nesër në finale ka me fitue Liverpool

Jurgen Klopp dhe Liverpooli i tij janë gati. Këtë të Mërkure (nesër), The Reds kanë me sfidue Sevillan në finalen e Europa League, që ka me u zhvillue në St Jakob Park të Baselit. Përballë kampionëve në fuqi, misioni për me fitue trofeun e 4-t në historinë e këtij kompeticioni nuk ka me qenë i thjeshtë për Liverpoolin, por Klopp ka besim te ekipi që ai drejton dhe asht i bindun se në fund kanë me qenë “Të Kuqtë” ata që kanë me festue.

”Fakti që Sevilla ka nji përvojë të madhe në këtë kompeticion, mbasi e ka fitue 4 herë në dekadën e fundit, nuk do me thanë se ka përparsi ndaj nesh. Asht nji ndeshje e vetme dhe gjithcka mundet me ndodhë”, thotë Klopp.

“Sevilla asht kampionia e dy edicioneve të kalueme në Europa League? Për mendimin tim, aktualisht kjo nuk do me thanë asgja, mbasi në Basel ka me qenë nji tjetër histori. Nuk ishim na ata që luejtëm ndaj tyne vitin e kaluem në finale, as përpara dy sezonesh. Kjo asht hera e parë që Liverpooli luen ndaj Sevillas, kështu që na i kemi të gjitha mundësitë për me fitue”.