Klubet angleze gati me u largue prej Ligës së Kampionëve!

Nji ligë në bazë vjetore ka tërheq vëmendjen e drejtorëve të klubeve të mëdha europiane.

Përfaqësuesit e pesë prej klubeve ma të fuqishme të Ligës Premier janë taku për të diskutu rreth mundësisë që të largohen prej Ligës së kampionëve, shkruen The Sun.

Shefi egzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, drejtori sportiv i Chelsea, Bruce Buck, shefi egzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, shefi egzekutiv i Manchester Cityy, Ferran Soriano dhe drejtori sportiv i Liverpoolit, Ian Ayre janë taku në hotelin Dorchester të Londrës, percjell Telegrafi.
Gazeta britanike raporton se pesë klubet biseduen me biznismenin amerikan, Stephen Ross rreth formimit të Super League europiane, e cila do perbahet kryesisht nga klubet elitare të kontinentit tonë.

Propozimi, në qoftë se do të rezultonte i suksesshëm, do të nënkuptonte fundin e Ligës së Kampionëve, ndërsa konkurrenca e re do të kufizojë mundësinë e klubeve të mëdha që mos të paraqiten në garat europiane për klube pamvarësisht performancës së dobët në kampionatet përkatëse, si ishte rasti me Unitedin sezonin e fundit dhe me shumë gjasa vitin e ardhshëm mund të mos e shohin Chelsean dhe Liverpoolin në garat europiane për klube.