Kobe Bryant i dha lamtumirën basketbollit me 60 pikë në ndeshjen e tij të fundit

Kobe Bryant i dha lamtumirën basketbollit në orën 07:15 (me orën tonë) të ditës së Ejte. Dhe lojtari i Los Angeles Lakers e bani këtë në mënyrën ma t’mirë të mundshme, tu shënue 60 pikë ndaj Utah Jazz.

Largohet në këtë mënyrë nji basketbollist i dashunuem dhe i urryem në të njajtën kohë, i cili ka kaluae 20 vite me të njajtën skuadër. 1346 ndeshje, 48637 minuta, 33643 pikë, 5 unaza kampioni, 2 tituj si lojtari ma i mirë i Finaleve.

Shifra marramendëse që i rezervojnë nji vend në Olimpin e Zotave. Aty ku janë Chamberlain, Russell, Bird, Magic dhe mbi të gjitha Jordan, të cilin Kobe Bryant u mundue ta arrinte me kambëngulje të madhe. Kobe ishte i vetmi i nji brezi të humbun që guxoi të rikthente kujtimet e lojtarit ma të madh që ka pa basketbolli ndonjiherë.

Në “Staples Center” të Los Angeles ishin të pranishëm për ndeshjen e fundit të tij Magic Johnson, Shaquille O’Neal, Snopp Dog, Jack Nicholson, Jay-Z… Të gjithë donin me i shikue 42 minutat e fundit të Bryant. Kobe i banii të gjitha. Donte t’i bante të gjitha. Shokët e tij donin që ai t’i bante të gjitha. E kishte detyrë ndaj të pranishmëve, ndaj NBA dhe ndaj vetes.

Tentoi 50 gjuejtje nga fusha dhe realizoi 22, për 60 pikë në total. Lakers fituen 101-96 dhe “Staples Center” u ngrit në kambë për me e përshëndet legjendën. Për herë t’fundit.