Koke gëzon Atletico Madrid’in para finales së Champions League

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke ka insistue se nuk ka me u largue nga ekipi spanjoll.

Koke ka nji lajm shumë të mirë për Atletico Madrid’in dhe tifozët e saj para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridi’t.

Reprezentuesi spanjoll ka insistue se nuk ka me u largue nga ekipi spanjoll, edhe pse ka oferta nga ekipe të mëdha të La Liga’s dhe Premier League.

“Atletico Madrid asht ekipi i veçantë. Kjo asht nji familje, të gjithë mbështet njani-tjetrin. Unë nuk jam tue kërkue ma shumë pare, unë jam i lumtun këtu ku jam, unë jam në shtëpinë time”, ka deklarue Koke.

“Për njiqind e diçka vjet Atletico Madrid ka qenë ndër ma të mirat. Si mundesh me u largue? Pse duhet me humbë gjithë këtë?”, ka përfundue reprezentuesi i Spanjës.