Kombëtarja e Shqipnisë e nisë “mbarë”: Përgaditjet në hotel t’nudistave në Austri

Ekipi kombëtar i Shqipnisë, ka nisë grumbullimin zyrtar në prag të fazës finale të Euro 2016 që ka me u zhvillue në Francë.

Fillimisht, djemtë e De Biazit janë grumbullue në Bad Waltersdrof të Austrisë.

Ata janë akomodue në nji resort me pamje të parë i qetë që quhet “Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf”.

Por, në nji foto, bie në sy që disa pushues në këtë hotel po marrin rreze dielli.

Nji nga gratë dallohet që asht topless teksa asht kthye me shpinë për me u nxi.

Jo se ky detaj i vetëm ka me i shpërqëndrue së tepërmi djelmoshat kuqezi, por gjithsesi, mund të ishte ba ma me kujdes në zgjedhjen e hotelit.